Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka treguar detaje me shtëpinë e dhuruar nga produksioni i “Big Brother Vip”.
E ftuar në “Wake Up”, Arjola ka treguar se nuk vihet në dyshim dhurata e bërë dhe se shtëpia është në ndërtim e sipër.
“Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel”, tha Arjola.
Kjo e fundit shtoi se qëllimi i saj në BB VIP ishte pikërisht që të fitonte dhe të investonte për të blerë shtëpi.
“Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, përfundoi aktorja e njohur.