“Big Brother VIP” nuk ka përfunduar akoma! Sot, në studio e Top Channel do të xhirohet “Post”, i cili do të ndahet për t’u transmetuar në tre ditë të ndryshme për 2 javët që do të vijnë, duke zëvëndësuar kohën televizive të vetë spektaklit. Ish-banorët dhe fituesi, balerini Ilir Shaqiri janë mbledhur të gjithë bashkë për të xhiruar spektaklin, ndërsa nuk i kanë kursyer as postimet në rrjetet e tyre sociale.

Ndërkohë që mbrëmë, këngëtari Ardit Çuni, i cili gjithashtu ka pjesë pjesë e spektaklit paralajmëroi xhirime që priten të zgjasin më shumë se 10 orë. Në një video në Instagram ai tha se do të analizohej çdo situtatë e krijuar në shtëpi, përfshirë edhe largimin e tij që hapi debat të ashpër me këngëtaren Filloreta Raçi.

Debatet e sherret duket se do të jenë të garantuara edhe kësaj herë, por mbetet për t’u mësuar se si do të jenë marrëdhëniet e tyre pas përfundimit të bashkëjetesës për thuajse 4 muaj. Gjithashtu është në dyshim edhe prezenca e aktorit Donald Veshaj, i cili duket se nuk e ka pritur mirë lajmin e humbjes, pasi pas finales u përfshi në një debat të ashpër me produksionit. Ndërkohë që në pikëpyetje është edhe marrëdhënia e tij me të dashurën, Beatrix Ramosaj, me të cilën nuk është parë që pas përfundimit të spektaklit.