Në një dalje publike për mediat, Fabian Topollaj një nga themeluesit e Bindjes Demokratike, duke komentuar përgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane Bild, tha se u vërtetua përfshirja drejtpërdrejtë e politikës në blerjen e votave.

Në fjalën e tij, Topallaj kërkoi që kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana të tërhiqet nga gara, ndërsa për kandidaten e PS-së në Durrës, Valbona Sako tha se është e përzgjedhura e Vangjush Dakos për në bashki.

"Janë të përfshirë drejtpërdrejtë. PS ka kandiduar, Elton Arbanën një prej protagonistëve kryesor në përgjimet e bëra publike. Njeriu që deri dje vjedh zgjedhjet sot na afrohet personalisht si kandidat. Po ashtu kandidatja e Rilindjes, Valbona Sako. Ajo është e përzgjedhura  e Dakos. Në këto kushte Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të kandidatit të Shijakut. Kjo do ishte prova minimale për zgjedhjet 30 qershorit. Kërkojmë edhe moslejimin në garë për personat e lidhur me krimit. Ose në të kundërt Edi Rama kërkon të deformojë vullnetin shqiptar edhe në këto zgjedhje", ka deklaruar Topollaj.