BAKU, 7 prill 1939 – Azerbajxhani duhet të bëjë përpjekje për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe sigurimin e të drejtave të njeriut. Për këtë flitet në progres-raportin vjetor për Azerbajxhanin për vitin 2012. Sikurse njofton agjencia azerbajxhanase e pavarur e lajmeve “Turan”, duke folur në një konferencë shtypi në Baku, kreu i Delegacionit të BE-së në Azerbajxhan Roland Kobia vuri në dukje se në raport pasqyrohen prirjet e përmbushjes nga vendet partnere të angazhimeve zbatuese në kuadër të Politikës Evropiane të Fqinjësisë PEF (European Neighbourhood Policy – ENP) për vitin 2012.
“Ne respektojmë pavarësinë dhe barazinë në partneritet, por ka detyrime që duhet të përmbushen”, – tha Kobia.
“BE-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët në fushën e ndryshimeve demokratike. Në disa vende partnere kanë shqetësime për këto çështje dhe ne do t’i ndihmojmë në problemet e demokracisë”, – citoi Kobia Komisioneren e Lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Ketrin Eshton.
“BE-ja i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me shoqërinë civile. Në disa vende krijohen pengesa për shoqërinë civile, në lëvizjen e lirë të drejtuesve të OJQ-ve, ata përndiqen në rrugë gjyqësore dhe administrative, pengohen për të përfituar ndihmë financiare. E gjitha kjo është e papranueshme “, – citoi Kobia Komisionerin e BE-së Shtefan Fyle.
Si pjesë e rekomandimeve, BE-ja i bëri thirrje Azerbajxhanit të përmbushë kërkesat e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi angazhimet në fushën e të drejtave të njeriut, miratuar në seancën e janarit. Rekomandohet zbatimi i planit kombëtar të veprimit në këtë fushë, miratimi i ligjit mbi shkriminalizimin e shpifjes, përmirësimi i legjislacionit mbi lirinë e tubimit, medien, sindikatat dhe sigurimi për zbatimin e tyre, hetimi i fakteve të dhunës ndaj gazetarëve dhe aktivistëve, rritja e pavarësinë së gjyqësorit, sigurimi i transparencës dhe llogaridhënies për shpenzimet publike, dhe në veçanti për buxhetin e shtetit.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha u nis më 7 prill 2013 nё Azerbajxhan pёr të folur në Forumin Ekonomik Botёror me temë “Dialogu strategjik mbi tё ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisё Qendrore”!
Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet marrëveshja “Për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe teknologjik” midis qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





