Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, kontrata e gjashtë e arritur nga BE me një laborator farmaceutik.

“Jam e lumtur të njoftoj se do të nënshkruajmë nesër një kontratë të re për të siguruar një vaksinë tjetër kundër COVID-19”, deklaroi Von der Leyen, në një konferencë shtypi.

Ajo përmendi gjithashtu edhe një kontratë të shtatë të vaksinës në të ardhmen, pa dhënë shumë detaje.

“Nesër do të aprovojmë një kontratë të 6-të për deri në 160 milionë doza të @moderna_tx vaksina. Ne jemi duke ndërtuar një nga portofolet më të plotë të vaksinave #COVID19 në vaksinat. Vaksinat e sigurta dhe efektive mund të na ndihmojnë t’i japim fund pandemisë”, shkroi Von Der Leyen në Twitter.