Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord për paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që përfshin sanksione kundër të ashtuquajturës flotë-hije të vendeve të treta, e cila lejon Rusinë të eksportojë naftë dhe gaz natyror duke anashkaluar sanksionet perëndimore.
Siç njoftoi presidenca hungareze e BE-së në “X”, paketa e 15-të e sanksioneve është rënë dakord në nivel të ambasadorëve të BE-së.
Kjo paketë shton më shumë persona dhe subjekte në listën tashmë ekzistuese të sanksioneve dhe synon entitete në Rusi si dhe në vende të treta, që kontribuojnë në mënyrë indirekte në zhvillimin ushtarak dhe teknologjik të Rusisë përmes anashkalimit të sanksioneve.
Në të njëjtën kohë, u miratuan masa që kufizojnë aktivitetin e anijeve të vendeve të treta që mbështesin veprimet ose politikat e Rusisë kundër Ukrainës.
Paketa e sanksioneve ka të ngjarë të miratohet zyrtarisht në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën dhe synon 30 subjekte, mbi 50 individë dhe 45 cisterna.
Aktualisht janë 2200 individë dhe subjekte në listën e sanksioneve, e cila ndalon udhëtimin dhe ngrin asetet e tyre brenda bllokut 27 anëtarësh dhe mbi 45 cisterna.