“Google” ka marrë një goditje të fortë nga Bashkimi Europian, i cili i vuri motorit të kërkimit një gjobë prej 1.49 miliardë eurosh.
Gjigandi i teknologjisë ka marrë dhe vitin e kaluar një gjobë prej 4,34 miliardë eurosh.
Siç thotë Bashkimi Europian, ndëshkimi erdhi për bllokimin që “Google” i ka bërë reklamave të konkurrentëve përmes shërbimit të tij “Adsense”.
Akuza është ajo e abuzimit me dominimin në treg. Komisioni Europian e kritikoi “Google”-in se ka vendosur klauzola kufizuese në kontratat me palë të treta konkurruese duke limituar mundësitë e veprimit me reklamat.
Komisionerja europiane e konkurrencës, Margrethe Vestager deklaroi se këto ishin praktika të paligjshme që bien ndesh me rregullat e bllokut.





