Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pasi Bashkimi Europian vendosi që të hapë dyert për turistët shqiptarë.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu e konsideron një lajm të mirë dakordësinë e vendeve për të hequr kufijtë për Shqipërinë, ndërsa iu bën apel qytetarëve që të mos e ultin vigjilencën.
“LAJM I MIRË
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.”, shkruan ministrja.





