Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, ka detyruar Bashkimin Europian që të heqë vendin tonë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar.

Ky vendim është marrë ditën e sotme, ku Këshilli i BE-se ka përditësuar listën e vendeve, rajoneve të veçanta administrative dhe entiteteve të tjera dhe autoriteteve territoriale për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen.

Përveç Shqipërisë, janë edhe 5 shtete të tjera të cilat janë hequr nga lista e vendeve të sigurta për udhëtim.

Konkretisht nga lista janë hequr Uruguai,  Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia.