SHKUP , 22 shkurt 2013– Komisionari evropian i çështjeve të zgjerimit të BE-së, Shtefan Fyle, i ka dërguar letra kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Bashkimit Social-Demokratik, Branko Cërvenovski.
Në letra Fyle insiston për zgjidhjen e krizës nëpërmjet dialogut politik, si dhe për rikthimin e vendit në rrugën drejt strukturave euroatlantike. BE-ja nuk ka hequr dorë nga Maqedonia, deklaroi Fyle.
Komisionari tregoi gatishmëri për të vizituar Shkupin, menjëherë pasi politikanët vendas të kenë siguruar kushtet e bisedimeve.