“BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që drejton konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
“E kuptojmë që BE po humbet peshën e tij kur vjen fjala për ekonominë globale, kësisoj kuptojmë që BE ka nevojë për freski, për stimul të ri. Kjo freski energji e re që kemi nevoje, do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor, prandaj duhet të përshpejtohet. Na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë për politikën e zgjerimit, na duhet të kuptojmë që kjo politik ka humbur besueshmërinë. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet, kjo është thjesht e papërshtatshme, na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani!
Shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, por meritat janë. Nëse do shihnim arritjet e Shqipërisë, meritat janë të pranishme. Investuesit hungarez luajnë rol të rëndësishëm në modernizmin e ekonomisë shqiptarë. Nga ana tjetër, Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë se 14 vjet e gjysmë ishim në këtë pozicion me Kroacinë. Shpresoj që të mos presim deri në presidencën tjetër. Sot folëm për grup kapitujt themelore, janë 6 kapituj qe duhet të negociohet”-u shpreh ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó.