Bashkia Vau i Dejës ka startuar zbatimin e projektit “Vau i Dejës si destinacion turistik,” i mbështetur nga fondet e BE-së” nga programi IPA-s. Sipas koordinatores Çuka Babani falë kësaj mbështetje është përmirësuar imazhi turistik në zonë.

“Kemi krijuar itinerare të reja turistike dhe dhënie të informacionit sa më të detajuar për turistët të huaj dhe vendas”, u shpreh Çuka Babani, Koordinatore, “Vau Dejës, destinacion turistik”.

Në fokus të mbështetjes kanë qenë gratë dhe të rinjtë teksa janë punësuar rreth 50 persona si dhe kanë çelur dyert 6 biznese të reja.

“Projekti ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë me rritjen e cilësisë për dy kategori siç janë gratë dhe të rinjtë dhe janë ofruar trajnime për më shumë se 200 persona”, tha Babani.

Aktivitetet më të mëdha të zhvilluara në territorin e bashkisë vau dejës janë fokusuar tek historia dhe trashëgimia kulturore, sportet ujore dhe malore, si dhe prodhimi dhe shitja e produkteve lokale duke tërhequr kështu vëmendjen e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj.