Presidenti francez, Emmanuel Macron, lëshoi një paralajmërim të fortë për të ardhmen e Bashkimit Evropian në një ngjarje në Berlin, duke deklaruar se “BE mund të vdesë” për shkak të mbirregullimit dhe nën-investimit.
Ai theksoi se blloku prej 27 anëtarësh po mbetet prapa në krahasim me SHBA-në dhe Kinën në prodhimin ekonomik dhe investime.
Macron theksoi se modelin e mëparshëm të zhvillimit e ka arritur fundin dhe kërkoi që vendet anëtare të vazhdojnë të përmbushin paketën e unionit bankar për të siguruar stabilitetin e sektorit bankar në Eurozonë.
Kjo deklaratë vjen pas një raporti nga ish-kryeministri italian Mario Draghi, i cili theksoi nevojën për një treg më të integruar në Evropë dhe një strategji industriale që kërkon 800 miliardë euro për të forcuar konkurrencën ndaj SHBA-së dhe Kinës.
Macron gjithashtu bëri thirrje për një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe për një integrim më të madh në çështjet e sigurisë, duke paralajmëruar se blloku nuk duhet të bëhet vasal i SHBA-së.//DailyMail