12korrik 2015 – Mbledhjet e gjata të ministrave të Financave në Bruksel nuk kanë dhënë ende asnjë zgjidhje për Greqinë. Mediat e huaja zbulojnë se janë përgatitur dy drafte për rastin grek: i pari që ka të bëjë me një paketë shpëtimi prej 86 milionë eurosh ose do t’i kërkohet Greqisë që të dalë për disa vjet nga Eurozona.

Palët janë ndarë në mes, ku vetë kancelarja Merkel thotë se nuk do të jenë të gatshëm për çdolloj marrëveshje për Greqinë. Ndërsa presidenti francez, Hollande, u shpreh se nuk do e pranojë daljen e Greqisë nga Eurozona.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/