Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.
BE rikujton se një parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.
“Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, njoftoi BE.
Kujtojmë që seanca e së hënës zgjati vetëm 5 minuta pasi deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe flakadanë. Megjithatë mazhoranca votoi në parim në mes të kaosit projektligjin për buxhetin 2024.