Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.
Shkak është bërë mos arritja e marrëveshjes mes liderëve të BE-së për hapur të negociatat për Maqedoninë Veriore.
“Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane”, raporton “Ansa”.
Vetë Zaev kishte deklaruara para disa ditësh se do të dorëhiqej nëse vendit të tij nuk i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk ka ende asnjë konfirmim.