“Lufta” e Bashkimit Evropian me platformën TikTok nuk po ndalet.

BE pritet që të ndalojë përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve të prodhuar në Kinë dhe në Rusi. Kërkesa është bërë nga Eurodhoma, drejtuar Komisionit Evropian.

Raporti i paraqitur nga Komisioni kundër ndërhyrjeve të huaja (27 vota pro, një abstenim dhe një kundër) ka si synim që TikTok, ByteDance, Huawei, ZTE, Kaspersky, NtechLab, Nuctech në veçanti të ndalohen në eurozonë.

Sipas BE-së, aresyeja pse këto softuerë po ndalohen është fakti se origjina e tyre janë vendet e konisderuara si  ‘me rrezik të lartë’.

Sa i përket rasteve kryesore të influencës së huaj, eurodeputetët nënvizojnë se “promovimi i agjendës së Gazprom në Gjermani, aktivitetet e inteligjencës ruse në Hungari dhe dezinformimi kundër komuniteteve LGBTIQ+ në Sllovaki, Hungari dhe Poloni ”përbëjnë rreziqet më të mëdha.”