Bashkimi Evropian planifikon takim midis Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të flitet për statusin e urës mbi lumin Ibër, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Masrali.
“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut”.
Bashkimi Evropian ka kundërshtuar iniciativën e hapjes së urë së Ibrit ka pasur zgjidhje politike për këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Sipas BE-së hapja e urës në mënyrë të njëanshme do të rrisë tensionet në veri të Kosovës, raporton rtv21.
“Hapja e urës është çështje e dialogut edhe pse Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in, ne e kundërshtojmë veprimin për të ndryshuar statusin aktual të urës pa koordinim dhe marrëveshje paraprake në dialog. Ne ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Nuk diskutojmë për skenarë të mundshëm. BE-ja planifikon ta vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga një zëdhënës i BE-së.
Qeveria e Kosovës ka prezantuar planet për hapjen e Urës së Ibrit, që mbetet e mbyllur për qarkullim të veturave.
Qeveria ka kryer testimet e qëndrueshmërisë së urës dhe është në pritje të një raporti vlerësues nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet nëse ura i plotëson kushtet për qarkullimin e automjeteve.
Ndaj planit të Qeverisë kanë protestuar edhe serbët në veri.
Partnerët ndërkombëtarë kanë kritikuar Kosovën duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Edhe KFOR-i ka thënë se çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të merret në dialog.