Komisioni Evropian ka propozuar sot ndalimin e eksporteve të makinave për skrap që nuk janë të përshtatshme për t’u shitur në vende jashtë Bashkimit Evropian.

“Ndalimi është pjesë e planeve për të reduktuar emetimet e karbonit, për të krijuar më shumë vende pune dhe për të përmirësuar aksesin në lëndët e para, si çeliku dhe alumnumi për sektorin e automobilave”, tha komisioni.

Prodhuesit do të detyrohen të përdorin 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja duke e bërë më të lehtë çmontimin e makinave, pasi ato të kenë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre të dobishme.

Komisioni, gjithashtu kërkon të përshpejtojë zbatimin e rregullave ekzistuese për t’i bërë prodhuesit të marrin më shumë përgjegjësi për asgjësimin e makinave të tyre me më shumë inspektime dhe gjurmim digjital.

Një tjetër propozim parashikon riciklimin e 30% të plastikës nga makinat për skrap që po hidhen.

Siguria më e mirë rrugore jashtë BE-së duhet të rezultojë gjithashtu nga më pak automjete që nuk janë të përshtatshme për lëvizje.

“Kostot për makinat e reja pritet të rriten me më pak se 40 € (45 dollarë)”, sipas komisionit. Kufizimet e eksportit do të zbatohen gradualisht edhe për motoçikletat, kamionët dhe autobusët.

Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë propozimin ligjor përpara se të hyjë në fuqi.