Komisioni i BE-së ka propozuar një instrument të ri legjislativ dhe një plan evropian për të reduktuar kërkesën për gaz, për të ulur konsumin e gazit në Evropë me 15% deri në pranverën e ardhshme.

“Të gjithë konsumatorët, administratat publike, familjet, pronarët e ndërtesave publike, furnizuesit e energjisë elektrike dhe industria mund dhe duhet të marrin masa për të kursyer gazin”, kanë njoftuar autoritetet.

Gjithashtu bëhet me dije se masa do të nisë në gusht dhe do të jetë e vlefshme deri në mars 2023.

“Nëse situata përkeqësohet, parashikohet një plan solidariteti ndërmjet shteteve. Do ta kapërcejmë krizën duke qëndruar të bashkuar”, ka thënë Kryetari i Komisionit.