BRUKSEL– Komisioni Evropian hapi zyrtarisht Qendrën Europiane kundër Krimeve në internet. E vendosur në selinë e Agjencisë Europiane të Zbulimit Penal, Europol, nisma u ndërmor nga Bashkimi Europian vitin e kaluar, si rruga më e mirë për të luftuar krimin ndërkufitar.

Kjo agjenci do të përqendrohet në tri drejtime: abuzimi seksual ndaj fëmijëve, vjedhjes së identitetit përmes internetit dhe mashtrime me telefona inteligjentë dhe do të bashkojë informacionin dhe burimet nga 27 vendet anëtare të BE-së për të gjetur kriminelët. Cecilia Malmstrom, Komisionere e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme tha se shpesh për të luftuar kriminelët në internet mjafton një informacion.
     
Kjo qendër do të punojë gjithashtu me sektorin privat përfshirë kompani si Microsoft, Google, Twitter për të gjetur informacion që mund të përdoret në hetimin e krimeve në internet.
        
Buxheti i qendrës do të vijë nga buxheti i përgjithshëm i Europolit. Kjo qendër të fillojë punën të premten në Hagë, por do të jetë plotësisht operacionale në vitin 2015.
        
Personeli deri tani është 30 vetë dhe pas disa muajsh do të përfshijë 40 ekspertë të krimit në internet.