DURRËS, 27 qershor 2014 – Brukseli ka vështrim të gjerë, teksa merr në konsideratë rëndësinë ndërkombëtare të portit të Durrësit, shtypi italian i ka kushtuar rëndësi lidhjes me tragete midis Triestes dhe portit kryesor shqiptar menjëherë pas njoftimeve nga Brukseli.
Edhe për vitin 2014 kompanitë italiane përfituan nga fondet e BE-së për transportin e kombinuar, mes tyre Frittelli Maritime Group.
Agjencia evropiane INEA (Innovation and Networks Executive Agency) ka shpallur listën e shërbimeve që i nënshtrohen programit “Marco Polo 2013”.
Frittelli Maritime GroupdheAFH Spa (të dy kompanitë në pronësi të Alberto Rossi-it, sipërmarrës nga Ankona) do të marrin 2.24 milionë euro (rreth 24,74 kostoja në total) për zhvillimin e linjës së re Ro-Ro Durrës-Trieste, që operohet nga Adria Ferries.
Linja është vënë në funksionim puna qysh në vitin 2013.
Programi i BE-së për kompaninë italiane futet në kapitullin “Shqipëri-Itali” për zhvillimin e një shërbimi të ri për transportimin e mallrave port-port të dedikuar midis Durrësit (Shqipëri) dhe Triestes (Itali) me një lidhje të rregullt të shkurtër me traget Ro-Ro, që transporton mallra nga brigjet e Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë, thuhet në vendimin e Brukselit.
INEA nga Brukseli njofton se vendosi të financohen nga BE-ja, sipas programit të dytë “Marco Polo”, 27 propozime, për të përmirësuar kështu performancën në sistemin e transportit të mallrave, me synim zbatimin e programeve të BE-së në fushën e transportit, energjisë dhe infrastrukturës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





