Beatrix Ramosaj është rikthyer në vëmendjen e publikut, por jo me një projekt muzikor, këtë herë është jeta e saj private që ka ndezur sërish rrjetin.

Vite pasi u largua nga Shqipëria, pas gjithë bujës që shoqëroi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja është fotografuar në një dalje të rrallë publike në Shtetet e Bashkuara.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Beatrix shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers. Ajo duket e qetë, duke shijuar atmosferën sportive, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është shoqëruesi në krah të saj një djalë që dyshohet se është partneri i saj i ri.

Ky moment i shkurtër, i fiksuar nga kamerat, ka mjaftuar që emri i Beatrixit të rikthehet fuqishëm në qendër të thashethemeve. Dalja e saj në publik është ndër më të rrallat e viteve të fundit, pasi këngëtarja ka zgjedhur të tërhiqet nga zhurma mediatike dhe të ndërtojë një jetë më të qetë në SHBA, pranë familjes.

Pas stuhisë emocionale dhe mediatike që solli BBVA, Beatrix Ramosaj vendosi të mbyllte një kapitull të vështirë dhe të largohej nga skena e showbiz-it shqiptar, duke preferuar distancën dhe privatësinë.

Sa i përket mashkullit misterioz në krah të saj, deri tani nuk ka asnjë reagim apo konfirmim nga vetë Beatrix. Megjithatë, pamjet nga stadiumi kanë hapur një kapitull të ri pyetjesh: kush është ai që i ka vjedhur zemrën bukuroshes?