Pas videos që publikoi pak ditë më parë për bullizmin online që i është bërë këto muaj, Ramosaj ka vendosur të publikojë edhe disa nga mesazhet që merr nga ndjekësit në Instagram.

Këngëtarja ka postuar sot në Instastory disa mesazhe që ka marrë nga një ndjekëse, e cila i flet me gjuhë urrejtje. 

Beatrix shkruan se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua ti them që shpresoj që Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do të ndjekë çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur. Ditë të mbarë”, shkruan Beatrix në Instastory.