Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha nuk ka ndërmend t’i lërë pas fotot seksi edhe nëse kritikuesi më i madh është i ati.

Edhe dje, Bebe ka postuar në Instagram një foto me kostum banje në plazh, ku ka nxjerrë në pah të pasmet bombastike.

Postimi nuk ka kaluar pa u parë nga grimieri i famshëm i Kim Kardashian, shqiptari Mario Dedivanoviç, i cili e "kritikon" në shqip mikeshën e tij këngëtare.

"Mos na korit vajzë," shkruan ai, por duke shpjeguar se thjesht po bën shaka.