Megjithëse ishim mësuar ta shihnim bjonde, të gjithë u habitëm kur këngëtarja Bebe Rexha u shfaq në Instagram duke lyer vetë flokët e saj në ngjyrë të kuqe.

Këngëtarja shqiptare mesa duket është mërzitur me ngjyrën e kuqe dhe ka vendosur të kthehet sërish bionde.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se po i rikthehet look-ut të mëparshëm dhe duket e lumtur për këtë.

“Vendosa të jetoj përsëri në botën e bjondeve. Ndihem më shumë vetja. Ju dua”– ka shkruar Bebe krahas postimit.