Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj në rrjete sociale që të dhurojnë ndihmë për spitalin e Dibrës pasi nuk ka furnizimet e nevojshme.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja me origjinë dibrane shkruan:

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Spitali në Dibër nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”

Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin.

Siç vihet re, deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.