Dje u organizua në New Jersey ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards, ku këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka rrëmbyer kupën e parë.
Bebe ishte e nominuar për tre çmime “Song of the summer” me “Call you mine”, dhe dy nominimet e tjera për “Video Dance” njëra me këngën “Say my name” dhe tjetra me “Call you mine”.
Nga tre nominimet shqiptarja doli triumfuese në “Video Dance” me këngën “Call you mine” një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.
Bebe publikoi një foto në Instagram ku shfaqet me kupën mbi të pasme ndërsa falënderoi fansat për mbështetjen tyre dhe The Chainsmokers për bashkëpunimin.





