Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj, madje ajo flet me krenari për vendin nga vjen.

E ftuar në emisionin e famshëm "The Jonathan Ross Show", Bebe pohoi se flet gjuhën shqipe dhe e viziton Shqipërisë së bashku me prindërit e saj. Këngëtarja u shpreh se e mikson gjuhën shqipe me anglishten, duke dhënë edhe një shembull.

"Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?"– tha ajo në shqip.

Bebe së fundmi publikoi këngën "Last Hurrah" që u prit shumë mirë nga publiku dhe po rezulton shumë e suksesshme.