Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha për asnje çast nuk nguron të tregoj origjinën e saj.

Të shumta janë videot të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ku këngëtarja shfaqet duke kënduar këngë të njohura shqiptare dhe duke folur shqip.

Por ditën e sotme më anë të një video në Instastory ajo ka kritikuar publikisht shqiptarët duke u shprehur se shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri–tjetrit.

“Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija. Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”.

Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë që e mbështesin dhe ndjehen krenare për të.

“Nuk po them se asnjë nuk mbështet, sepse unë i shoh njerëzit, kam fansa dhe miq shqiptarë që më duan mua dhe më mbështesin dhe më thonë që janë krenarë. Por thjesht dhemb kur shikon njerëzit e tu që thonë gjëra të këqija për ty”, është shprehur këngëtarja.