Pas tërmetit tragjik që goditi vendin tonë më 26 nëntor, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha fluturoi drejt Shqipërisë për të takuar familjet e prekura nga lëkundjet sizmike.
Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, Bebe tha se e ndjen veten shqiptare dhe ka gjak shqiptari, ndërsa mori përsipër ndërtimin e banesave për dy familje.
Ditën e djeshme, Rexha njoftoi të gjithë përmes një postimi në Twitter se ka mbërritur në SHBA dhe pavarësisht lodhjes së madhe ajo e ka zemrën plot.
"Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot", shkruan këngëtarja.





