Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Ishte vetë Bebe e cila postoi një foto në Instagram nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit.

"Jam mirë, faleminderit Zotit",  shkruan ajo pa treguar arsyen përse ndodhet në spital. Nuk dihet nëse ajo ka pasur probleme shëndetësore apo do jetë pjesë e një videoklipi të ri.

Këngëtarja lajmëroi së fundmi se do sjellë bashkëpunimin me The Chainsmokers, këngë e cila do publikohet në 31 maj.