Kur vjen puna te paraqitja e yjeve të skenës ndërkombëtare, operacionet plastike janë shndërruar në një fenomen të zakonshëm. Duke mos e pasur aspak problem këtë fakt, VIP-at i nënshtrohen ndërhyrjeve në çdo pjesë të trupit. Shumë prej tyre nuk i kanë rezistuar operacioneve, pavarësisht problemeve të vogla që mund të kenë pasur.

Por s’mund të themi të njëjtën gjë për Bebe Rexhën. Këngëtarja shqiptare e cila kohëve të fundit është komentuar shumë se ka bërë operacione plastike për shkak të formave alla “Kim Kardashian”, nëpërmjet një postimi në InstaStory, ka shuar kureshtjen e shumë prej fansave të saj lidhur me ndërhyrjet estetike.

E pyetur nëse ka berë operacione plasike ajo ka thënë: “Jo, kam shumë frikë!”