Bebe Rexha tani është single dhe e lirshme të shkojë larg në koncertet e saj. Aq larg sa mund të puthë një vajzë në buzë…

Ajo ka performuar së fundmi në festivalin e famshëm brazilian, “The Town” dhe në një moment gjatë performancës kërkoi tre burra dhe më pas tre gra që të kërcenin bashkë me të në skenë. Të gjashtë morën pjesë në një “konkurs” për këngën “Hey Mama” me David Guetta.

Në një moment, Rexhës iu bashkua këngëtarja Luisa Sonza, e cila doli në skenën e festivalit për herë të dytë këtë të diel.

Përveçse këndoi me artisten shqiptare hitin “I Got You”, braziliania bukuroshe në fund të performancës e puthi në buzë Beben.

Ovacionet në atë moment nuk munguan, me shumë pjesëmarrës nga publiku që brohoritën për dy vajzat.

Edhe pse kjo duket të jetë një puthje skenike, dy vite më pare Bebe pranoi se është biseksuale. Në një rrëfim për “Gay Times”, këngëtarja foli për orientimin e saj seksual duke zbuluar se ka dalë si me vajza, ashtu dhe me djem.

Ajo është shprehur se ka dalë me vajza të njohura të Hollywood dhe madje i ka ndodhur të dashurohet.