Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare me origjinë shqiptare që po korrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.
Dy këngëtaret janë takuar së fundmi në koncertin e Jonas Brothers, ku ishin të ftuara për të performuar.
Dhe në foton e shkrepur në prapaskenë Bebe dhe Ava kanë bërë simbolin e shqiponjës duke dëshmuar me krenari vendin e tyre të origjinës.
Yjet e muzikës pop nuk ngurrojnë të tregojnë mbështetjen për njëra-tjetrën. Pak kohë më parë, Bebe bëri thirrje për bashkëpunim mes këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipas, Rita Orës dhe Ava Max dhe ne jemi në pritje të një realizimi të tillë.





