Doktorët kanë regjistruar momentin kur një bebe ishte ende brenda qeskës së amebës.
Doktori ka publikuar foton në Facebook pas lindjes me metodën cezariane në Athinë dhe tashmë ajo po bën xhiron e botës në internet.
Një obstetër grek dokumentoi momentin e një lindje të rrallë, të një foshnje brenda qeses që e mbështjell gjatë nëntë muajve të qëndrimit në barkun e nënës.
Aris Tsigris, ishte mjeku i cili realizoi ndërhyrjen në një maternitet në Athinë dhe publikoi imazhet në profilin e tij të rrjetit shoqëror “Facebook”.
Lindja i mbuluar me këtë cipë është një fenomen i panjohur përsa i përket lindjeve natyrale, pasi në të vërtetë, kjo mbështjellë është ajo që njihet gjërësisht “ujrat”.
Ardhja e ujrave është sinjali më i qartë, se lindja është e afërt dhe ajo pasohet nga lindja e foshnjes, në orët në vazhdim.
Megjithatë, lindja me këtë cipë është një fenomen tepër i rrallë edhe në lindjet çezariane dhe mjeku mbeti i befasuar kur pa se si cipa delikate nuk ishte çpuar gjatë operacionit.
I qetë brenda “mburojës” së tij, foshnja as që e kuptoi se ishte duke dalë në jetë dhe vazhdoi të qëndronte i qetë në një gjendje gjumi, edhe në momentet e para pas lindjes.





