Angli, 23 gusht 2014 – Teksa e sheh duke pirë qumështin me biberon, Amara Chiedozie duket si çdo foshnjë tjetër 3 javëshe… përveç faktit se ajo është e aftë ta mbajë vetë shishen e qumështit.

Akoma më e pabesueshme duket kjo pas asaj që pohon e ëma e vogëlushes, sipas të cilës Amara ka nisur ta mbaja veta shishen e biberonit tri dita pasi ka ardhur në jetë.

Onyi Chiedozie, 20 vjeçe thotë se nisi ta ushqente me qumësht vogelushen e saj tri ditë pasi lindi, por kur i afroi biberonin ajo e kapi me duart e saj të vogla dhe nisi ta mbante vetë teksa pinte.

Sjellja e pazakontë e vogëlushes, nisur nga mosha e saj, ka çuditur edhe vetë mjekët e ‘Queen Hospital’ në Essex, Britani e Madhe, të cilët pohojnë se është krejtësisht e pazakontë për një foshnjë në këtë moshë dhe se rasti i Amara është unik në botë.

Sipas tyre, foshnjat e fitojnë aftësinë muskulare për të kapur sende me duart e tyre disa muaj pas lindjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/