TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj në Konferencën Gjyqësore deklaroi se askush nuk mund të vërë në diskutim vendimet e formës së prerë.
Presidenti Bujar Nishani, njëherësh kreu i KLD-së vuri theksin tek konsolidimi i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nishani ka bërë thirrje që drejtësia të marrë përgjegjësitë shoqërore dhe personale që i takojnë.
Kreu i shteti ka vlerësuar aspektin legjislativ si mjaft pozitiv dhe të një standarti të lartë duke hedhur poshtë idenë e gabuar sipas tij se drejtësia është në raport me politikën.





