Biznesmeni italian Francesco Beccetti, i cili fitoi gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama, ka paralajmëruar se marrëveshjen me emigrantët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.
Becchetti, i cili fitoi gjyqin me një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh, ka informuar qeverinë italiane mbi përpjekjet e tij për sekuestrimin e shume që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët, në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023.
Ai ka informuar se do të paraqesë një apel në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian, duke deklaruar se norma është një akt shumë i rëndë arbitrariteti, ndaj personit dhe i paligjshëm.