11 maj 2015 – Presidenti i nderit i Bayern Munich, Franz Beckenbauer ka kritikuar bavarezët për shitjen e Xherdan Shaqirit. Në një intervistë, Beckenbauer ka thënë se Guardiola bëri gabim që lejoi largimin e Xherdan Shaqirit tek Interi dhe huazimin e mesfushorit danez Pierre Hojbjerg te Augsburgu.

“Unë mendoj që ata kanë bërë gabime. Unë ende nuk e kuptoj pse ata e shitën Shaqirin tek Interi, dhe pse e huazuan Hojbjergin tek Augsburgu. Ata ishin lojtarë shumë të mirë. Ata do ishin shumë të mirë tani që skuadra ka shumë lëndime”, ka deklaruar Beckenbauer.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/