Franz Beckenbauar është pyetur nga prokurorët zviceranë për çështjen e mashtrimit kundër FIFA-s. Legjenda gjermane është nën investigim kriminal mbi Kupën e Botës së zhvilluar në vendin e tij në vitin 2006. 70 vjeçari, një fitues i Kupës së Botës si lojtar dhe trajner, është emëruar vitin e kaluar nga Gjzkata Zvicerane si një nga katër personat që do të investigohej. Katërshja dyshohet për mashtrim, pastrim parash, keq-menaxhim kriminal, dhe përvetësim të palejuar të 6.7 milionë eurove ndaj FIFA-s në 2005. Autoritetet zvicerane kanë marrë në pyetje të madhin e futbollit gjerman.
Procedimet kriminale ndaj Beckenbauer, Niersbach, Zwanziger dhe Schmidt – tre pjesëtarë të tjerë të komitetit organizues së Kupës së Botës 2006, janë hapur në 2015. Kryeprokurori zviceran u shprehet se Beckenbauer është marrë në pyetje në Bern, duke shtuar se ai ishte bashkëpunues. Shtëpia e tij në Austri është kontrolluar për prova nga prokuroria zvicerane.