Djali i madh i David Beckham 17 vjeç ka nisur një lidhje me vajzën 18 vjeçe të ish-trajnerit të Real Madridit Jose Mourinho.
Matilde dhe Brooklyn, një romance adoleshentësh të cilët janë parë nëpër klubet e natës në Londër në shoqërinë e njëri-tjetrit siç konfirmon dhe gazeta prestigjoze Marca.
Ky lajm pati mjaft interes pasi për shumë njerëz ishte një nga temat më të nxehta në futboll ditët e fundit. Vajza e trajnerit portugez po habit gjithmonë e më shumë pasi para disa kohësh romanca e saj me futbollistin Danny Graham 11 vjet më i madh se ajo bëri bujë.
Tani mjaft gazeta po shkruajnë për lidhjen e saj të re, e cila mesa duket ka interes nga ana e të dy të rinjve.