FRANCE, 12 shkurt 2013 – Një nga ikonat botërore të stilit mashkullor është padyshim David Beckham. Ish kapiteni i Anglisë, që para disa javësh firmosi për Paris Saint Germain, është mashkulli që ka ndërruar më shpesh modelin e flokëve në këto 100 vitet e fundit.

Ndërsa mbërriti dje në hotelin e tij në Valencia, Beckham shfaqi para fansave të tij modelin më të fundit të flokëve; flokë të gjatë në pjesën e sipërme dhe të rruara shumë shkurt anash.

Sipas një sondazhi që u bë për të përcaktuar modelin më të preferuar të flokëve për meshkujt, Beckham, me gamën e gjerë të modeleve të tij, nuk kishte si të mos ishte i pranishëm. Fakti interesant ishte se bukuroshi David kishte mbajtur 10 modelet më të preferuara nga meshkujt, por edhe 3 më të këqiat natyrisht.