Koha po kalon dhe zyrtarizimi i Leo Messit me fanellën e Inter Miami po afron, pasi prezantimi do të bëhet më 16 korrik.

Pronari i klubit, David Beckham, është njeriu që e bindi argjentinasit të bashkohet me të dhe tashmë anglezi dëshiron që gjithçka të jetë perfekte në ditën e madhe.

Një mural i madh është krijuar në Miami për nder të kapitenit të Argjentinës dhe Beckham u ngjit në një viç dhe ndihmoi për ta përsosur atë. Victoria Beckham ka postuar një video në Instagram me bashkëshortin e saj duke “zbardhur” dhëmbët e Messit.“

A ka ndonjë gjë që David Beckham nuk mund ta bëjë?”, shkruan Victoria ndër të tjera.