SHBA – Futbollist, model, ikonë e modës, baba dhe multimilioner. Të gjitha këto cilësi i plotëson David Beckham dhe të mendosh që i ka arritur të gjitha këto pa mbushur ende 40-vjec.
Suksesi i tij është i padiskutueshëm, ndërsa gjithnjë e më shumë befason me formën trupore. Daily Mail i ka kushtuar një artikull të tërë, gjatë kohës që David xhironte reklamën e tij të fundit për markën e të brendshmeve H&M.
Futbollisti në këtë reklamë vrapon i veshur me të brendshme në rrugët e Beverly Hills, ndërsa pritet që reklama të transmetohet më 6 shkurt.
Sipas Daily Mail, të shumta në numër do jenë adhurueset femra ato që do tërhiqen nga reklama, por nuk është asnjëherë vonë që edhe meshkujt të kenë një pikë referimi.
Fushata e re e reklamës drejtohet nga ish-burri i Madonnës Guy Ritchie, i cili shprehet se, “David është i përsosur në fushën e xhirimeve. E kam përjetuar jo thjesht si një fushatë, si një film të shkurtër”, thotë ai.