DURRËS, 30 nëntor 2014 – Momente frike për David Beckham i cili u përfshi në një aksident automobilistik pasi ndoqi ndeshjen e djalit Brooklyn. Të dy po udhëtonin nga qendra stërvitore e Arsenalit për në qytetin e Londrës, por për fat të mirë, aksidenti nuk shkaktoi asnjë dëmtim për ish futbollistin dhe djalin e tij. Ara zbritën nga makina të tronditur por pas kontrolleve të para mjekësore, gjithçka rezultoi në rregull dhe ata u transportuan me një makinë tjetër për në shtëpi.
Sipas dëshmive të para, David zbriti menjëherë nga makina pas përplasjes dhe u largua me këmbët e tij nga vendi i aksidentit për të hipur më pas bashkë me Brooklyn në një makinë tjetër, sepse automjeti i tij doli jashtë përdorimit. Policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion për dinamikën apo detajet e aksidentit, ndërsa mediat angleze nuk kanë arritur ende të sigurojnë foto nga vendi i ngjarjes. Prej disa javësh, familja Beckham ndodhet në Angli, pasi djali më i madh i ish mesfushoprit ka nisur karrierën me të rinjtë e skuadrës së Arsenalit.





