1 shkurt 2015 – David Beckham është i marrosur pas fëmijëve të tij dhe nuk ndihet aspak në siklet dhe kur bëhet shoferi personal i tyre.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai është shprehur se është kthyer tashmë në një shofer personal për ta dhe kjo se shqetëson aspak atë.
Ish futbollisti anglez David Beckham, i ftuar në një program televiziv të rrjetit amerikan ABC, tregon se është vetë ai që i dërgon dhe i merr fëmijët nga shkolla apo aktivitetet e ndryshme që ata kanë gjatë ditës.





