1 dhjetor 2015 – Këshillat dhe vërejtjet e prindërve janë gjithnjë të vlefshme për fëmijët, por ndonjëherë ato mund të bëhen dhe shqetësues për këto të fundit . Kjo gjë ka ndodhur dhe me Beckham dhe djalin e tij. David Beckham mund të vërë të birin në vështirësi në Instagram, njëlloj si çdo prind tjetër, por duke pasur parasysh që ai ka rreth një miliardë ndjekës, ndërhyrjet e tij prej babai kanë një efekt që trembesh ta mendosh.
Sigurisht, duke parë që David dhe djali i tij i madh Brooklyn janë shumë të afërt, shkojnë në vende të ndryshme bashkë, flasin për vajzat dhe konkurrojnë për numrin e ndjekësve në Instagram, komentet e David janë sigurisht me humor, por përsëri, prindërit në Intagram janë një koncept i çuditshëm dhe Brooklyn e ka kuptuar.
Që të dalim në temë, e gjitha filloi kur Brooklyn postoi në Instagram një foto bardhezi me komentin “Rocking the old school Ralph Lauren”. Por ai nuk kishte përmendur që “old school Ralph Lauren” në fjalë ishte në të vërtetë bluza e të atit. Dhe David Beckham shfaqet dhe merr të drejtat. “Është bluza ime. Brooklyn nuk bën dot interesantin”, komenton ai.
/portali DurresLajm/