Do të jetë derbi ballkanas Fenerbahce – Olimpiakos finalja e Euroligës së basketbollit në këtë sezon. Skuadra turke dhe ajo greke surprizuan në gjysmëfinale duke eliminuar respektvisht Realin e Madridit dhe CSKA-në e Moskës, që konsideroheshin edhe favoritët kryesor që në fillim të sezonit për ta fituar trofenë.Në pallatin e sportit “Sinan Erdem Dome” të Stambollit Fenerbahce iu imponua 84 – 75 Realit të Madridit, që nuk diti ta shfrytëzonte cilësinë e Sergio Llull, i cili shënoi plot 28 pikë e dha 8 asiste. Loja në grup e vendasve, ku më rezultativi ishte amerikani Udoh me vetëm 18 pikë, dominoi individualitetet e Realit, që u thye në momentin me delikat të sezonit, ku cdo gabim mund të kushtojë rëndë.Fenerbahce shënoi koshin e parë të sfidës dhe qëndroi gjatë gjithë kohës në krahasim, duke e cuar deri 15 pikë diferencën.

Falë mbështetjes së zjarrtë të publikut, turqit siguruar me meritë një vend në finalen e madhe.Edhe më i pabesueshëm eliminimi i CSKA-së së Moskës nga Olimpiakosi, që triumfoi me vetëm 4 pikë diferencë 78-82.Moskovitët ishin më të qartë në pjesën e parë, ku arritën të shkëputeshin me 13 pikë, por skuadra greke bëri mrekullinë në fund të periodës së tretë dhe gjatë periodës së fundit, duke përmbysur gjithcka dhe dhuruar një rezultat të pabesueshëm. Edhe në këtë rast nuk mjaftuan individualitetet si Teodosic dhe De Colo, ndërkohë që për Olimopiakosit më të mirët ishin Spanoulis e Printezis, që shënuan nga 14 pikë.