Le ta bëjmë me këtë njerëzor urimin për ditën e bekuar -Kurani udhërrëfyesi i jetës së tij
Nga BUJAR QESJA
E martë, 20 korrik 2021.
Ditë e ndyshme nga të tjerat. Komuniteti misliman dhe jo vetëm, feston ditën e Kurban Bajramit. Nuk do të shkruaj se çfarë përfaqëson kjo ditë, por diçka që ndodhi në këtë ditë dua ta nënvizoj.
Herët në mëngjes, rreth orës 5.30 kur nis shëtitjet e mia në natyrë, kishte lëvizje të madhe njerëzish. Menjëherë kujtova se shkaku është i prekshëm: falet Namazi i Kurban Bajramit.
Më pas kthehem në bahçen time magjike, sigurisht edhe kjo e ka marrë një bekim, për të bërë atë turken e zakonshme sa origjinale aq edhe të kryerjes së një riti të traditës familjare.
Por krejt befasisht trokiti në portën natyrore të bahçes, një emër shumë i njohur në qytet. Basketbollist pikant i viteve 60-të i “Lokomotivës” dhe “Partizanit”, pjestar i fllotës tregtare të famshme durrsake, burri simpatik dhe shumë i respektuar Fatos Hyka.
-Ulu, i fola.
-Po, po më tha Hyka, do të ulem pak.
-Gëzuar Kurban Bajramin! nxitova urimin tim.
-Falimners miku im i respektuar.
Edhe kafja ime në versionin misliman, ishte një detaj tërheqës i kësaj dite. Por Fatos Hyka, vëllai i të mirnjohurve Ismail Hykës dhe Fehmi Hykës (që të dy të larguar nga jeta), i cili sapo i la pas të 80 vitet, më surprizoi për kulturën e jashtëzakonshme fetare që zotëronte.
Më foli për Allahun, për Muhametin është i dërguari i fundit i Zotit sipas fesë islame njëkohësisht dhe figura qëndrore e asaj feje dhe sipas jo myslimanëve themeluesi i saj.
Ka lindur rreth vitit 570 në Mekë, ndërsa vdiq më 8 qershor 632 në Medinë. Njihet si pejgamberi i fundit nga myslimanët, të cilët besojnë se Allahu e dërgoi për të rikthyer Islamin, fe monoteiste e cila sipas myslimanëve është ndjekur edhe nga Ademi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe pejgamberët e tjerë.
Muhammedi bashkoi Arabinë në një shtet të njësuar mysliman dhe siguroi që mësimet e tija, veprat e tija, dhe Kurani, të jenë themelet e besimit fetar islam.Këto më tha Fatos Hyka, duke shpalosur një kulturë të mirfilltë fetare.
Nëna dhe babai i Fatosit kanë bërë disa vite medrese dhe zotëronin një kulturë fetare të nevojshme, të cilën ia përcollën edhe fëmijve.-Edhe Anshtajni, më shpejgonte Hyka, ka thënë Mio Dio!, poeti i madh gjerman Gëte i referohet kuranit, ashtu sikundër shkrimtari i çquar rus Leon Tolstoi.
Folëm disi gjatë për këtë ditë të madhe dhe të bekuar të fesë mislimane, me mikun e hershëm, me një qytetar aq të preferuar të Durrësit, ku për ditë ma zen syri të pi kafenë e mëngjesit me emra të tjerë nderues të qytetit si Lut Bagoj dhe Skënder Rexha – Fatos Hyka.-Ika Bujar, të bëj edhe unë ritet e mia familjare për Kuran Bajramin.
Dhe është krejt e natyrshme, që urimin për këtë ditë të madhe dhe të bekuar, ta bëj në mënyrë krejt të veçantë me mikun e thekur, durrsakun e hershëm, me përfaqësuesit e një familje të fisme siç janë Hykat e Durrësit Fatos Hykën.
-Gëzuar Kurban Bajramin! këtë festë të shënuar të fesë mislimane.
Gjithnjë e më mirë për shoqërinë tonë, për miqte dhe shokët tanë, për të afërmit tanë, për të gjithë ata ç’ka na do zemra! Paçi gjithnjë bekimin e të madhit Zot!
Durrës: 20 korrik 2021 Me Fatos Hykën (djathtas), në ditën e bekuar të Kurban Bajramit.